Çfarë thoshte Rugova kur pyetej për Adem Jasharin (VIDEO)

Çfarë thoshte Rugova kur pyetej për Adem Jasharin

Në vazhdimësi ëhtë diskutuar për qëndrimet Presidentit të parë të Kosovës për heroin kombëtar, Adem Jasharin, por nga një intervistë e pasluftës, vet Presidenti  Rugova tregon respektin që kishte për  familjen Jasharaji.

Rugova, në një intervistë të rrallë dhënë RTK-së, menjëherë pas luftës ka thënë se ka shpallur edhe ditë zie, e madje në nderë të sakrificës së familjes Jashari, Rugova kishte kërkuar që të ketë respekt shtetëror për këtë familje.

“Ju e dini nuk po dua të hy në histori, kur ka ndodhur ajo para tash katër vite, atëherë si kryetar i Republikës së Kosovës kam shpallur ditë zie, dëshirojë tash meqenëse e kemi bërë institucionet t’i bëjmë një nderim dhe respekt më të lartë shtetërorë që është i mundur për Adem Jasharin dhe bashkëfamiljarët e tij heronjtë e dëshmorët e tjerë”, thoshte presidenti Rugova në një intervistë për transmetuesin publik.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48