Stacioni policorë në Preshevë ka organizuar aksion për dhurim të gjakut (Video)

Stacioni policorë në Preshevë ka organizuar aksion për dhurim të gjakut

Stacioni policorë në Preshevë ka organizuar aksion për dhurim të gjakut për nderë të ish kryeshefit të policisë z.Avdi Bajrami.

Dhurimi i gjakut është bërë në stacionin policorë në Preshevë ku kishte një numër të madh të qytetarëve si dhe ish kolegë të z.Bajrami që dhuronin gjak.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë për Rrethin e Pçinjës z.Marian Petroviq ka faleminderuar qytetarët që i’u kanë përgjigjur ftesës së tyre për të dhënë diçka nga vetja e tyre për nderë të ish kryeshefit z.Bajrami.

I biri i z.Avdi Bajrami, Besian Bajrami i ka faleminderuar stacionin policorë për këtë organizim si dhe i ka faleminderuar edhe të gjithë qytetarët që kishin ardhur për të dhururar gjak.

z.Bajrami ka ndërruar jetë më 05 mars 2016 dhe ky ishte tre vjetori i vdekjes së tij si dhe 2 vjetori që stacioni policorë në Preshevë organizon aksion për të dhuruar gjak në nderim të tij.