Tahiri: S’komentoj shfuqizimin e Speciales, unë respektoj ligjet dhe çdo ndryshim kushtetues

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë që nuk do të komentojë lidhur me qëndrimin e deputetëve të partisë së tij sa i përket ligjit për...

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë që nuk do të komentojë lidhur me qëndrimin e deputetëve të partisë së tij sa i përket ligjit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai e ka vlerësuar se një gjë të tillë u takon deputetëve, duke shtuar se ai punon me ligjet në fuqi.

“Kjo është një nismë politike që unë assesi nuk pranoj ta komentoj”, tha Tahiri gjatë vizitës që ka realizuar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Ai ka shtuar se është i thirrur që të respektojë çdo ndryshim kushtetutes.