Zbulohet një veçori e re për ‘AirPods 2’, do të gëzojë përdoruesit e iPhone

Zbulohet një veçori e re për ‘AirPods 2’, do të gëzojë përdoruesit e iPhone...

Sipas një raporti të ri nga Max Weinbach, 'Apple' mund të lansojë AirPod 2 me shpejtësi të madhe mbushjeje, e cila do të bëjë që kufjet të karikohen në vetëm 15 minuta nga zero në 100%.

Apple mund të lasojë ‘AirPod’-in e gjeneratës së dytë në gjysmën e parë të vitit 2019, siç sugjerohet nga raportet e ndryshme të mediave, transmeton lajmi.net.

Ka shumë informata rreth ‘AirPods 2’, me një të fundit që vjen nga XDA TV dhe Max Weinbach, i cili thotë se AirPod 2 do të marrë vetëm 15 minuta për të arritur karikimin e plotë nga zero.

Vlen të përmendet se ‘AirPod’-ët e tanishëm iu nevojitet pothuajse tre orë për t’u karikuar plotësisht.

Gjithashtu, karikimi i kufjeve të reja do të bëhet përmes ‘Wi-Fi’.

Një karakteristikë tjetër, e cila doli në pah muaj më parë është se këto kufje do jenë të papërshkueshme nga uji apo ndonjë lëng tjetër.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48