Këtë ai sipas njoftimit të Vetëvendosjes do të bëjë në ‘Sallën e Kuqe’ në Prishtinë nga ora 15:00.
“Kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti nesër ora 15:00 prezanton platformën e tij. Prezantimi do të bëhet në “Sallën e Kuqe”, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet për kryetar të VV-së, do të mbahen më 21 janar, në të cilën Vetëvendosje hyn e përçarë pas disa dorëheqjeve që kanë dhënë disa nga anëtarët e kryesisë së kësaj partie, ndaj mospajtimeve që kanë me Kurtin.