Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nderon Nexhmije Pagarushën për 8 Marsin

Sot, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas - 8 Marsi.

Në këtë ditë të veçantë, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e ka takuar ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën.

“Ne nje dite te vecante, per nje person te veçante, nje buqete me lule e merituar, per diven e muzikes shqiptare Nexhmije Pagarusha. I uroj shendet e lumturi. Qemal Minxhozi”.

Nexhmije Pagarusha njihet për bagazhin e madh artistik përfshirë një nga projektet më të suksesshme të saj ‘Baresha’.