Sheshit të të famshmëve në Hollywood së shpejti i bashkohet edhe një yll i ri

Luke Perry së shpejti do t'i bashkohet yjeve në "Hollywood Walk of Fame"...

Luke Perry është kandidat për të marrë një yll në “Hollywood Walk of Fame”, por që pritja për t’u përjetësuar mund të marrë të paktën 5 vjet, shkruan TMZ.

Sipas “TMZ”, në Hollywood thonë se për shkak të vdekjes së tij, procesi është pak më i komplikuar.

Kjo pasi që në mënyrë të rregullt, i famshmi propozohet nga dikush, në aplikim përfshihet edhe deklarata me shkrim nga ai i famshëm, ku tregon se ai/ajo dëshiron të marrë pjesë në ceremoni nëse aprovohet.

Në rastin se i famshmi ka vdekur, atëherë familja duhet të jap lejen që procesi të ecë përpara.

Kujtojmë që Luke Perry vdiq më 4 mars, duke lënë pas një karrierë të bujshme me TV dhe filma.