Skerdi largohet nga kompania “RedBox”, kjo është arsyeja

Skerdi Ago ka njoftuar se është larguar nga "RedBox Entertainment".

Këngëtari Skerdi Ago përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se është larguar nga “RedBox”.

Në njoftimin e tij, këngëtari ka bërë të ditur se këtë vendim e mori për shkaqe personale.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I SKERDIT, PA NDËRHYRJE:

“Shoqeri dhe ju fansa te dashur, nga sot nuk jam me pjese e @redboxent (kenaqesi te punoja me ata). Jane gjera personale ato qe me kane shtyre drejt ketij vendimi. Shihemi ne nje kohe te duhur, faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen dhe perkrahjen e vazhdueshme deri sot. SKERDI!”.