Grafitet shqiptarofobe në Zrenjanin, produkt i sistemit aktual në Serbi

Grafitet shqiptarofobe në Zrenjanin, produkt i sistemit aktual në Serbi

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh shqetësimin e tij lidhur me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi.

Grafitet e fundit në Zrenjanin, “vrit shqiptarët”, janë vetëm tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.

Është reduktim të trajtohen këto grafite si shprehje individuale e urrejtjes. Ato janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve nga politikanët, mediat dhe personalitetet me ndikim publik në Serbi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar fton organet përgjegjëse që ta zbatojnë ligjin kundër përhapësve të gjuhës së urrejtjes dhe kërkon nga pushtetarët në Serbi që të marrin sa më parë vendime politike që e luftojnë dhe parandalojnë përhapjen e frymës fashiste në shoqëri. - ka shkruar Kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook.