Dukja e Taynas në projektin e ri

Dukja e Taynas në projektin e ri

Derisa është në përgatitje të projektit të ri muzikor, Tayna vazhdon të publikojë fotografi nga dukja e saj në videoklipin e ri.

Reperja e shumë hiteve ka bërë të ditur se “së shpejti” do ta publikojë këngën e re që natyrisht se do të shoqërohet edhe me videoklip.

Ndërsa këngëtarja është kujdesur që të shfaqet bukur në vizualizimin e këngës së re.

“Ring Ring” është një prej projekteve më të fundit të Taynas që është kompletuar edhe me videoklip.

Videoja muzikore e asaj kënge u publikua më 16 shkurt, ndërsa akoma pa kaluar një muaj, është shikuar mbi 4.7 milionë herë në YouTube.