Nëndega e PDSH-së në Rahovicë i bën thirrje Pajtim Rexhepit ta dorzoj mandatin e grabitur të PDSH-së

Nëndega e PDSH-së në Rahovicë i bën thirrje Pajtim Rexhepit ta dorzoj mandatin e grabitur të PDSH-së

Takim i ngrohtë, dinjitoz dhe me karakter organizativ me disa prej veteranëve të PDSH-së nga nëndega Rahovicë. Takimet do të vazhdojnë në vijimsi duke rritur eksponencialisht numrin e pjesëmarrsëve. Zotimi i të gjithëve është që nëndegës së PDSH- së t'ua kthejnë dinjitetin meritor brenda partisë. Kjo është hera e dytë në nëndegën e Rahovicës që brenda dy viteve të njëpasnjëshme t'u dezertojnë kryeyarët e nëndegës. Nuk ishte me pasaoja herën e parë vitin e shkuar, por as këtë vit nuk do t'i kushtoj ikja e kryetarit të nëndegës as Rahovicës e aq më parë PDSH-së. E papranueshme si për nëndegën por edhe partinë është bartja e mandatit të këshilltarit në grupin e Alternativës për Mashtrime. Prandaj, nëndega e PDSH-së në Rahovicë i bashkëngjitet thirrjes së PDSH-së që këshilltari Pajtim Rexhepi të DORZOJ mandatin e grabitur PDSH-së. Nga ana tjetër, PDSH, nuk do të pushoj asnjëher së paku gjer në zgjedhjet e radhës Lokale së kërkuari DORZIMIN e mandatit nga mashtruesi Pajtim Rexhepi. - ka shkruar PDSH në profilin e saj në facebook