Sellma i bën komplimente vajzës së kriminelit Arkan, reagojnë kosovarët

Sellma i bën komplimente vajzës së kriminelit Arkan, reagojnë kosovarët

Grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviç nuk rezistoi pa i komentuar vajzës së Zhelko Razhnatoviq (Arkanit) i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”.

Sellma i ka lënë një koment vajzës së kriminelit serb në rrjetin social Instagram, ku i ka shkruar: Lepotica!

Ky koment i grimeres që është e njohur tashmë për ndryshimet që bën tek të famshmet shqiptare, ka irrituar kosovarët.

Reagimi i tyre ka qenë i mënjehershëm.

“Cikes se Arkanit, kriminelit me te madh ne Ballkan, qe ka vra e pre kah e ka kthy kryte gra e femije ne Kosove, ka dhunu gra e cika, e me pas pase ymer e me zgjate lufta, dyshoj qe nuk e kish bo prape, grimerja nga Kosova, e cila eshte pasuru me paret e familjareve te viktimave te Arkanit, i shkruan cikes se Arkanit ne instagram! Une s’di mo…”. shkruan një qytetare.