Këshilli i Sh.F. ''Dituria'' propozon z.Kadri Bajramin për drejtor të kësaj shkolle me 41 vota nga 47 gjithsej

Këshilli i Sh.F. ''Dituria'' propozon z.Kadri Bajramin për drejtor të kësaj shkolle me 41 vota nga 47 gjithsej

Pas konkursit të shpallur nga  shkolla fillore “Dituria” në fshatin Corroticë kanë  konkuruar tre kandidat për drejtor për të udhëhequr këtë shkollë.

Gjatë ditës së sotme Këshilli i arsimtarëve i cili përbëhet prej 47 personave ka mbajtur mbledhjen për të votuar për drejtorin e ardhshëm që do ta udhëheqë këtë shkollë për 4 vitet e ardhshme, ku me një shumicë votash i kanë dhënë drite jeshile drejtorit aktual z.Kadri Bajrami i cili nga 47 vota ka marrur 41, kurse z.Ejup Limani ka marrur 5 vota dhe z.Nexhat Agushi një votë, raporton Rtv Aldi.

Me këtë votim shihet qartë se shkolla fillore ”Dituria” nga fshati Corroticë dhe paralelja e ndarë në fshatin Bukuroc ka propozuar që për drejtor në katër vitet e ardhshme do ta ketë z.Kadri Bajramin./Rtv Aldi/


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48