• E mërkurë / Apr-24 15:44
  • Kontakt

Skandaloze: Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Driton Salihu cenon privatësinë e qytetarëve (Foto)

Skandaloze: Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Driton Salihu cenon privatësinë e qytetarëve

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në kundërtshtim me ligjin ka publikuar një fotografi të znj.Ardita Sinani e cila me vjehrren e saj kishin shkuar për marrë shërbime në Shtëpinë e shëndetit. Këtë fotografi drejtori i këtij institucioni e ka nxjerrë nga kamerat e sigurisë që janë të vendosura në shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Kjo foto përveç se është shkelje flagrante e privatësisë vërteton edhe mentalitetin e ndyrë të të parit të komunës në bashkëpunim me vartësit e tij, në këtë rast të drejtorit të Shtëpisë së shëndetit.

Pra, mentalitetin që institucionet shtetërore trajtohen si pronë private vetëm për faktin se fatkeqësisht i udhëheqin ato institucione. Publikimi në mënyrë të turpshme i fotografisë të nxjerrë nga videot e sigurisë, vërteton edhe stilin e funksionimit të shërbimeve famëkeqe shtetërore të përgjimit dhe përcjelljes së të gjithë atyre që nuk janë në një vijë politike me ta.

Në këtë formë edhe erdhën në pushtet. Por, në fakt kjo foto ka vërtetuar atë që zonja Sinani e tha në Kuvend. Sepse shihet qartë se në duart e saj ka injeksionet dhe ilaçet të cilat mungojnë aty dhe duhet qytetarët ti blejnë vet.

Ky veprim është veprim tejet skandaloz pasi që kështu drejtori i Shtëpisë së shëndetit mund ti linçojë edhe qytetarët e tjerë të cilët shkojnë nga halli në këtë institucion.