Reagon Kryetari i PVD-së z.Shaip Kamberi pas cenimit të privatësisë nga Driton Salihu

Reagon Kryetari i PVD-së z.Shaip Kamberi pas cenimit të privatësisë nga Driton Salihu

Skandaloze...

Publikimi i fotove private për t’i qëruar hesapet politike është më tepër se skandal politik.

Kjo sjellje e një individi, të zgjedhur për ta drejtuar një institucion shëndetësorë në shërbim të të gjithë qytetarëve, dëshmon shpirtligësinë e një filozofie politike e cila, në emër të ndryshimeve, u instalua në Preshevë.

Sjellja skandaloze e një individi, që për çdo ditë, për interesa meskine, prodhon skandale do të gjejë një përgjigje para organeve të ndjekjes. ka shkruar z.Shaip Kamberi në profilin e tij në facebook.