Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Raincë Sot ditë e diel rreth orës 3 të pasdites ka marrur flakë një shtëpi në fshatin Raincë. Në shtëpi ndodhej pronari i shtëpisë S.B mirëpo shkaku i fillimit te zjarrit akoma nuk është i qartë. Menjëherë pasi shtëpia ishte përfshirë nga flakët në vendngjarje arritën zjarrfikësit të cilët e fikën zjarrin mirëpo përkundër kësaj zjarri tashmë kishte përfshirë plotësisht shtëpinë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas informacioneve fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar përvec dëmeve të shkaktuara materiale. Si pasojë e kësaj ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike në fshatin Raincë përreth 2 orë.