Simiq: Pa dialog, tensionet në Kosovë rriten dhe pësojnë serbët

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se vazhdimi i dialogut teknik në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel është i rëndësishëm.

Sipas tij, në mungesë të dialogut rriten tensionet dhe viktimat më të shpeshta janë serbët që jetojnë në Kosovë.

“Kur nuk ka dialog, ka tensione në territorin e Kosovës dhe nga këto tensione viktima më të shpeshta janë serbët që jetojnë aty, tentohet ,edhe shkatërrimi i pronave të tyre”, ka thënë Simiq për RTS.

Dialogu teknik Prishtinë-Beograd, pritet të nisë nesër.