Thaçi shkon për ngushëllime te familja Hoxha

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shkuar për ngushëllime në familjen Hoxha.

Thaçi ka ngushëlluar familjen Hoxha për vdekjen e Nurije Hoxhës, nënës se dy heronjve të Kosovës, Edmondit dhe Xhavitit.

“Sot, në familjen Hoxha, shpreha ngushëllime për vdekjen nënës Nurijes, nënës e dy heronjve të Kosovës, Edmondit dhe Xhavitit. Familja Hoxha ka dhënë kontribut të shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48