Thaçi: Mbështetjen e ndërkombëtarëve duhet ta ruajmë si sytë e ballit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në 2-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Në Gllogjan, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në shënimin e 21-vjetorit të shënimit të Epopesë së Dukagjinit.

Thaçi, në fjalimin e tij, ka thënë se Epopeja e Dukagjinit, kishte shënuar një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi.

Presidenti Thaçi, duke kujtuar edhe 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, nga Gllogjani bëri thirrje që Kosova ta ruajë partneritetin me ndërkombëtarët e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë historike të luftën për liri, çlirim dhe pavarësi, por madhështia dhe vlera më e madhe i shtohet kur kemi parasysh se më 24 mars të vitit 1999, 20 vite më parë filluan edhe bombardimet e NATO-s. Dhe bombardimet e NATO-s dhe kjo aleancë dhe Kosova perëndimore nuk është lidhur rastësisht, por falë pikërisht rezistëncës së UÇK-së dhe secilit qytetar të Kosovës që ndihmuan luftën për liri….prandaj sot kujtojmë me pijetet, respekt Epopenë e Dukagjinit, kujtojmë dhe vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit në rrugëtimin tonë për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ndër të tjera presidenti Thaçi.

Pas fjalimit të tij, presidenti Hashim Thaçi, ndau dekorimet “Heroi i Kosovës”, për 12 luftëtarë të Dukagjinit. 


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48