Me lajmërim të Driton Salihu, për gjoja ''kërcënim'' ndaj tij, në Stacionin policorë të Preshevës po mbahen dy aktivistë të PVD-së

Me lajmërim të Driton Salihu, për gjoja "kërcënim" ndaj tij, në Stacionin policorë të Preshevës po mbahen dy aktivistë të PVD-së

Viktimizimi nuk kalon, dorëheqja nuk mjafton

Me lajmërim të Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu, për gjoja "kërcënim" ndaj tij, në Stacionin policorë të Preshevës po mbahen dy aktivistë të Partisë për Veprim Demokratik.

Partia për Veprim Demokratik me habi përcjell efikasitetin e policisë dhe reagimin e sajë ndaj një grindjeje në kafiteri ndërkohë që nuk ka reaguar asnjëherë për shpifjet, shantazhimet dhe kërcënimet të bëra nga po i njejti njeri e sidomos nuk reagoi kur ky njeri keqpërdori kamerat e sigurisë në institucionin shëndetësorë.

Duke e pasur parasysh qëllimin e një individi që maskarallëqet e veta t’i fshehë nëpërmjet këtyre inskenimeve dhe tentativave të viktimizimit, ftojmë anëtarësinë e PVD-së dhe gjithë qytetarët e Preshevës të mos bien pre e ktyre provokimeve.

Pavarësisht ndihmës që po merr nga institucionet e shtetit, procesi i shkarkimit të personit që po shkel mbi normat elementare të moralit të një shoqërie, nuk do të ndërpritet.

Shërbimi për informim i PVD-së