PVD i dorëzoi Kuvendit Komunal Peticionin e qytetarëve me të cilin kërkohet shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit (VIDEO)

PVD i dorëzoi Kuvendit Komunal Peticionin e qytetarëve me të cilin kërkohet shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit (VIDEO)

Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik, z.Nadër Sadiku i shoqëruar nga dy këshilltarët e PVD-së, znj. Flutra Hyseni dhe z. Ridvan Tahiri, sot Kuvendit Komunal të Preshevës i dorëzuan Peticionin e qytetarëve me të cilin kërkohet shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit "Presheva" në Preshevë.

Këtë Peticion, brenda pak ditëve, me nënshkrimet e tyre e mbështetën 1754 qytetarë.

Shërbimit, gjegjësisht kryetarit të Kuvendit Komunal si dëshmi iu dorëzuan listat me të dhënat dhe nënshkrimet e qytetarëve që e përkrahën këtë Peticion.