Të rinjtë nga Kosova, Shqipëria dhe Presheva kanë qenë pjesëmarrës në njërin nga samitet më të mëdha ndërkombëtare në Evropë “Leap Summit” në Kroaci, samit që në vete përmban temat e lidershipit, teknologjisë së re, kohës digjitale, inovacionit dhe ndërmarrësisë. Përfaqsues nga Lugina e Preshevës ishte kryetari I ‘’ Unionit për Studentat e Luginës në Kosovë’’ Leutrim Edipi.
Ata gjatë kësaj kohe sa po qëndrojnë në Kroaci, u pritën në takim nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci z.Gëzim Kasapolli dhe kryetari i Unionit të Shqipëtarëve në Kroaci z.Esad Çollaku.
Gjithashtu, u pritën edhe në Parlamentin Kroat nga deputetja e parë dhe e vetme shqipëtare në këtë Institucion të rëndësishëm të shtetit Kroat, znj.Ermina Lekaj Prlaskaj, së bashku me zv.Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, deputetin e vetëm shqipëtar në këtë shtet z.Genc Nimonbegu.
Ambasada e Republikës Shqipërisë në Kroaci, ishte vendi i radhës ku u pritën të rinjtë shqipëtar nga zv.Ambasadorja znj.Elvira Isufi dhe diplomatja znj.Marjela Berliku.
E rëndësishme nga ky udhëtim ishte se të rinjtë nga Kosova, Shqipëria dhe Presheva të cilët përfaqësojnë organizatën LDA Albania & Kosova nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatorët e konferencës LEAP, që të bëhet vazhdimi i kontratës me LDA Albania & Kosova që të organizojnë në kuadër të këtij samiti, samit në Kosovë, Shqipëri dhe Preshevë për pesë vitet e ardhshme.
Të rinjtë nga Presheva pjesëmarrës në njërin nga samitet më të mëdha ndërkombëtare në Evropë

Presheva kanë qenë pjesëmarrës në njërin nga samitet më të mëdha ndërkombëtare në Evropë