Serbit i konfiskohen 1.500 kg kanabis në kufi me Bullgarinë

Serbit i konfiskohen 1.500 kg kanabis në kufi me Bullgarinë

olicia kufitare në Bullgari ka konfiskuar 1.500 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis, në kufi me Serbinë.

Gjatë një kontrolli të zakonshëm, oficerët kanë arritur ta gjejnë kanabisin e fshehur brenda një kamioni, shkruan Reuters.

Ndërsa shoferi serb i kamionit, i cili është duke u kërkuar nga autoritetet, ka arritur që të largohet duke u futur brenda një pylli që ndodhet pranë qytetit Slivnitsa.

“Identiteti i tij është i njohur dhe së shpejti do të lëshohet një urdhër-arrest nga autoritetet europiane”, ka thënë shefi i policisë kufitare, Georgi Kostov.