PDSH mbajti press konferencë, të cilën e quajti ''Konferenca kundër hajnisë'' (VIDEO)

PDSH mbajti press konferencë, të cilën e quajti ''Konferenca kundër hajnisë''

Prukurimet publike (që nga viti 2016 me ardhjen në pushtet të Apn-së), nuk janë zhvilluar në përputhje me ligjin, këto janë vërtetuar në Raportin 207 faqësh të Revizionit shtetëror të përpiluar me 10 nëntor të vitit 2017, që i referohet  vitit 2016.

Plani i prokurimeve publike për vitin 2016 është miratuar me datë 29.01.2016 për të gjithë shfrytëzuesit direkt të buxhetit të Komunës së Preshevës ,ku ishin planifikuar një numër i konsiderushëm i projekteve.

Me që në atë vit, ishin zgjedhjet dhe në pushtet erdhën mashtruesit, diku 4 muaj vetëm se janë fotografuar dhe duke pritur e përcjellur musafirë, ndërsa të gjitha projektet e planifikuara i kishin lënë pas dore dhe i kishin stopuar.

Me datë 18.08.2016  i ka ra ndërmend se duhet të punojnë dicka dhe kanë ndryshuar dhe plotësuar planin e prokurimeve publike , të cilin pra e kanë ndryshuar me datë 18.08.2016 dhe me datë 05.10.2016.

Në raportin e revizionit numërohet një numër i madh i projekteve të cilat janë dhënë dhe janë implementuar jashtë çdo norme ligjore , për cka edhe kanë paraqitur fletparaqitje ndaj kryetarit të komunës së Preshevës si person fizik si dhe ndaj institucionit të komunës si person Juridik.

Madje edhe dënimet në të holla si person fizik ky kryetar i paguan nga buxheti i komunës.

Logjika e funksionimit të tillë akoma nuk ka të ndalur edhe pas rekomandimeve dhe fletparaqitjeve të cilat i ka bërë Revizioni shtetëror, ku edhe në këtë periudhë kohore jemi dëshmitar të angazhimeve të firmave pa prokurime publike, siç ishte rasti me pastrimin e parave përmes borës gjatë dimrit dhe punëve tjera në terren të cilat bëhen me kontrata në dorë.

Në raportin gjësëm faqësh të administratëtës komunale lidhur me prokurimet publike gjatë vitit 2018,  shihet se janë bërë 141 kontrata në dorë  me vlera të vogla, vlera e tyre  përafërsisht duhet të jetë rreth 70 milion dinarë, ku i bie që kryetari i komunës një ditë po, një ditë jo, ka bërë nga një kontratë  të tillë pa dhënë kurrnjëfar llogarie as në Kuvend as përmes mediave se cfarë ka punuar dhe kush ka qene i angazhuar për këto punë.

Të gjitha këto keqpërdorime po bëhen jashtë syrit të publikut!

Madje ka pagesa për shërbime ku nga buxheti i komunës së Preshevës në vlerë 2300 dinarë janë bërë pagesa për një stilolaps.

Keqpërdprimet përmes ndërmarrjes Moravica, ku para disa ditëve pam një reagim të kësaj ndërmarrje lidhur me  mjetet motorike, respektivisht të një numri të traktorëve, ku si duket pa kurrfarë procedure kanë bërë shitblerje apo ndërrim malli me persona fizik, dhe të njejtit traktor tani janë në shitje.

Ajo që vlen të theksohet në këtë raport janë keqpërdorimet që janë bërë me udhëtimet zyrtare që pas ardhjes në pushtet, ku për gjysëm viti  për udhëtime jashtë shtetit kanë paguar 625 mijë dinarë edhe atë pa urdheresa udhëtimi ku shihet kush ka udhëtu, arsyeja e udhëtimit, kategoria e hoteleve ku kanë siguruar fjetje, me vërjetjen se a e kanë pasur të siguruar atë apo jo.

Në raport evidentohet se me datë 07.10.2016  është paguar  shuma prej 106 mijë dinarë për biletë aeroplani e cila nuk është në përputhje ma klasifikimin ekonomik.

Në raport poashtu janë evidentuar pagesat me kontrata në dorë nga Llogaria e zyrës për të rinj  për ndricime decorative në vlerë prej 730 mijë dinarëve e paguar në llogari të ELEKTROSISTEM nga Vraja për montimin e dritave dekorative të objektit të komunës së Preshevës, pagesë në vlerë prej 180 mijë dinarëve me datë 29.12.2016 dhe pagesë për ndricimin e vitit të ri në vlerë prej 418 mijë dinarëve.

Shuma e përgjithshme e paguar nga llogaria e zyrës për të rinj rezulton të jetë 1.328,000 dinarë, Nga kjo shihet që zyrën për të rinj e kanë shëndërruar si ndërmarrje publike, dhe mundësi për keqpërdorimin e parasë publike, ndërsa për aktivitete të Rinisë së Preshevës as që lodhen.

Cështje tjetër me rendësi në këtë raport janë edhe të ardhurat personale për personelin e ndryshimit, ku me kontrata në Vepër dhe kontrata të përkohshme dhe të kohëpaskohshme në kuadër të kabinetit të kryetarit të komunës, në fondin për punë komunale banesore dhe ndërtimore, në kuadër të zyrës për zhvillim ekonomik kanë shpenzuar për rroga 2 milion e 285 mijë dinarë.

Në bazë të raportit të Revizionit dyshohet se Personi i cili u angazhua në emër të zyrës për zhvillim ekonomik lokal si kordinator, Armend Aliu me shkollim të mesëm nga pjesa e dytë e vitit 2016 deri në  fund të vitit 2016, nga buxheti i Komunës së Preshevës ka marrë pagë mujore rreth 150 mijë dinarë, duke përfshi këtu edhe të ardhurat të cilat i ka marrë edhe  si këshilltar i Kuvendit Komunal në vlerë prej 15.000 dinarë, ku në total i bie që kordinatori    i “famshëm” i zyrës për zhvillim ekonomik lokal ka siguruar të ardhura sa gjashtë rroga të personave me shkollim të mesëm të cilët punojnë në administratë komunale .  

Lidhur me këtë Partia Demokratike Shqiptare i ka bërë kërkesë me shkrim administratës komunale, por edhe sot kërkojmë që ta publikojnë  shumën prej 2 milion e 285 mijë dinarë të paguara për kontratat e kundërligjshme.

Të gjitha kontratat e përkohshme dhe kohëpaskohshme si në kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës , në fondin për punë komunale, banesore dhe ndërtimore, në zyrën për zhvillim ekonomik lokal, të përpiluara me administratën komunale, Revizioni i ka  konstatuar si të kundërligjshme me nenin 199 të ligjit të punës, sepse këto vende pune janë të sistematizuara me Vendimin mbi sistematizimin e vendeve të punës për adminstratën komunale, ndërsa janë angazhuar si “ekspertë” të jashtëm për punët e administratës komunale.

Ajo që kanë trumbetu në fushatë parazgjedhore lidhur me depolitizim , skajshëmrisht e keqpërdorën dhe po vazhdojnë ta keqpërdorin me punësimet e Këshilltarëve të Kuvendit Komunal dhe familjarëve të tyre, ndërsa si më i vacant është përzgjedhur stërnipi i kryetarit të Komunës Kastriot Sulejmani,  i cili përvec që është këshilltar, ka arritur të punësohet bashkë me bashkëshorten e vet pa konkurse.

Punësimet pa konkurs, ky pushtet i ka vazhduar dhe po vazhdon ti bëj me kontrata për kryetarët e nëndegëve si dhe aktivistëve politik, ku një munër i madh i tyre janë përfshi vetëm në administratën komunale  me kohë të caktuar.

Ky ndryshim për të cilën janë thirrë dhe mbi të cilin erdhën në pushtet, ka rrënuar cdo shpresë për qytetarët e komunës sone, kur para vetes cdo ditë shohin crregullime që as që kanë mundur të imagjinohen.

Prandaj ftojmë qytetarët e komunës së Preshevës dhe mendjet e shëndosha ,që mos të dekurajohen nga këto që po ngjajnë, por të mobilizohemi cdo ditë që faqen e zezë të këtij pushteti ta hudhim në pah, ku të ligët sa më shpejtë ti largojmë nga kjo qeverisje mashtruese.