Armend Aliu me pagë rreth 150.000din, 30.000din më të lartë se kryeministrja Serbe Ana Brnabic

Armend Aliu me pagë rreth 150.000din, 30.000din më të lartë se kryeministrja Serbe Ana Brnabic

Edhe pse Komuna e Preshevës është Komuna më e pa zhvilluar në Serbi, kjo nuk do të thotë që funksionerët politik të kësaj komunë të jënë më pak të paguar, përkundrazi z.Armend Aliu i cili është zv.Kryetar i Komunës së Preshevës si dhe zv.Kryetar i APN-së në arkën e tij personale po gjeneron mjaft të holla, sipas raportit të Revizionit dyshohet  se Armend Aliu i cili ishte angazhuar me shkollë të mesme si koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik lokal pagën mujore e ka pasur rreth 150.000din (mbi 1250 euro) e cila është e barabartë me 6 të punësuar me shkollim të mesëm të cilët punojnë në administratën komunale.

Edhe kryeministrja e Serbisë znj.Ana Brnabic ka pagë më të ulët se ajo e z.Armend Aliu.

Në bazë të raportit të Revizionit dyshohet se Personi i cili u angazhua në emër të zyrës për zhvillim ekonomik lokal si kordinator, Armend Aliu me shkollim të mesëm nga pjesa e dytë e vitit 2016 deri në  fund të vitit 2016, nga buxheti i Komunës së Preshevës ka marrë pagë mujore rreth 150 mijë dinarë, duke përfshi këtu edhe të ardhurat të cilat i ka marrë edhe  si këshilltar i Kuvendit Komunal në vlerë prej 15.000 dinarë, ku në total i bie që kordinatori i “famshëm” i zyrës për zhvillim ekonomik lokal ka siguruar të ardhura sa gjashtë rroga të personave me shkollim të mesëm të cilët punojnë në administratë komunale .  

Lidhur me këtë Partia Demokratike Shqiptare i ka bërë kërkesë me shkrim administratës komunale që ta publikojnë  shumën prej 2 milion e 285 mijë dinarë të paguara për kontratat e kundërligjshme.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48