Morena pozon me kostum larjeje

Morena pozon me kostum larjeje

Morena Taraku arrin të joshë vëmendjen e fansave thuajse me secilën fotografi që e publikon në rrjetet sociale.

Ajo kujdeset që të pozojë në mënyrë atraktive, ashtu që ndjekësit e saj të shumtë i presin me kërshëri imazhet e reja.

Gjatë fundjavës, bukuroshja e ka publikuar një fotografi në të cilën ka pozuar me kostum larjeje. Ka mjaftuar një orë nga publikimi që kjo pozë të marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj të shumtë në Instagram.

Në ndërkohë, në InstaStory, Morena i ka publikuar një sërë postimesh, përmes të cilave e ka uruar babanë e saj,  Selami Taraku, për ditëlindje.

Theksojmë se krahas të qenit një modele e pëlqyer, ajo e ka provuar veten edhe si këngëtare, ndërsa bashkëpunimi me Sabri Fejzullahun, “Dashni” është një prej realizimeve më të fundit muzikore. 


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48