Veseli ia përmend: Glauk, t’ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit

Veseli ia përmend: Glauk, t’ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit

Pozita dhe opozita kanë pasur një moment përplasjeje e replikash për shkak se nuk është votuar një kërkesë e Grupit Palrmanetar të PDK’së për Ligjin për Miniera dhe Minerale.

E këtu, ka pasur një debat mes Memli Krasniqit, Kadri Veselit dhe Glauk Konjufcës.

“A e patë dallimin, janë nja katër vota ma shumë se në të kalumen. Nuk është Ligji për Miniera i grupit parlamentar të PDK’së por është ligj për pasuninë më të madhe në Kosovë. Nëse për këtë nuk janë në gjendje me mbajtë fjalën 2 minuta, realisht nuk e di çka janë në gjendje me ba ma shumë në këtë vend”, ka thënë Krasniqi, shkruan Periskopi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Glauk Konjufcës:

“Mund ta merrni aty tabelën e votave kush ka votu, unë votova. Po problemi është që Grupi Parlamentar s’po më ngon. Kjo është punë autoriteti në fund të fundit, as opozita s’po më ngon”, ka thënë Konjufca.

Veseli i ka ndërhyrë këtu duke thënë se ‘kohën e fundit i ka rënë pak autoriteti Konjufcës” (ndërkohë që Kuvendi ka shpërthyer në të qeshura.

“Glauk, Glauk të ka lëvizë pak autoriteti kohëve të fundit. Paj, shnosh… “, ka thënë Veseli.

Duket se kjo replikë ironike e Veselit, ishte pas debatit të javës së kaluar, ku deputeti i PSD’së Dardan Molliqaj, ka folur në Kuvendin e Kosovës për, sipas tij, ‘aktivitetin e Glauk Konjufcës në SHIK’.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48