Avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vlajiq i ka thënë gazetës serbe ‘Blic’ se Ivanoviq nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra.
“Ai ka pasur plagë të mëdha dhe është dërguar menjëherë në spital, mjekët u përpoqën ta shpëtonin mirëpo ka qenë e pamundur”, është shprehur Vlajiq.
Sulmi ndaj Ivanoviqit ka ndodhur rreth orës 8 e 45 të mëngjesit. Ai u sulmua përderisa po hynte në zyret e partisë. Shtohet se Ivanoviq është qëlluar me pesë plumba.
Zëvendëskomandanti i Policisë në rajonin e Mitrovicës veriore, Besim Hoti i ka thënë portalit ‘KoSSev’ se të gjitha forcat e policisë po kërkojnë sulmuesit.