Pas vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor për përsëritjen e pesë vendvotimeve në komunë të Preshevës dhe paraqitjes së ankesave nga ana e Alternativës Për Ndryshim dhe Listës serbe për përsëritjen e vendvotimeve 5 dhe 16 dhe pranimin e rezultateve 2,4,7 dhe 8 Gjykata administrative për të marrë një vendim të drejtë ka sjellur vendim. Në bazë të këtij vendimi të Gjykatës administrative në Nish kjo e fundit kërkon nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë që materiali zgjedhor dhe vendimet dhe ankesat nga ana e subjekteve politike si dhe procedimi i Komisionit Komunal Zgjedhor për 7 njësi të i dërgojë në Gjykatën administrative në Beograd për verifikim.
Kryetarit i Komisionit Komunal Zgjedhor z.Zeqirja Miftari deklaroi që në afat kohorë deri në ditën e premte Gjykata administrative do të sjellë vendimin përfundimtar në lidhje me procesin zgjedhor të zgjedhjeve të 24 dhjetorit 2017.