Samsung shtynë lansimin e telefonit të palosshëm, shkaku raporteve për dëmtim të ekranit

Samsung shtynë lansimin e telefonit të palosshëm, shkaku raporteve për dëmtim të ekranit

Gjiganti korean i prodhimit, do ta shtyejë lansimin e Galaxy Fold, telefonit të palosshëm që pritet të kushtojë rreth 2,000 dollarë.

Raportet për ekran që thyhet në mes, kanë bërë që Samsung ta ndryshojë datën e lansimit, duke e caktuar një tjetër për muajin që vjen

Kjo vjen vetëm katër ditë, para se të lansohet zyrtarisht më 26 prill, ashtu siç kishte njoftuar kompania. Në të njëjtën kohë, Samsung k anuluar aktivitetet e prezantimit të i kishte planifikuar në të njëjtën datë në Kinë dhe Japoni.

Wall Street Journal raporton se pas këtij anulimi, do të bëhet një njoftim tjetër pas disa ditësh, për prezantimin që do të zhvillohet në muajin e ardhshëm.

Gjatë javës së kaluar, gazetarët e teknologjisë që patën mundësi ta përdorin Samsung Galaxy Fold, mbetën të zhgënjyer, sepse ekrani iu ndahej në dy pjesë.

Kjo ka bërë që kompania të lëshonte një komunikatë, kur tregonte se do të kthejë prapa ekzemplarët e dërguar, për t’i hulumtuar në detaje.



Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48