Nuk certifikohen kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet në Veri, VV-ja abstenon

Nuk certifikohen kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet në Veri, VV-ja abstenon

KQZ-ja nuk ka arritur as sot t’i certifikojë kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të komunave veriore.

Kjo pasi që për këtë ka abstenuar Vetëvendosje, raporton lajmi.net.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.

Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.