Kryetari Shaip Kamberi nënshkruan kontratën 4.7 milionë dinarë, donacion nga MPL

Kryetari Shaip Kamberi nënshkruan kontratën 4.7 milionë dinarë, donacion nga MPL

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka nënshkruar të hënën kontratën me vlerë prej 4.7 milionë dinarëve për digjitalizimin e tërësishëm të Kuvendit komunal të Bujanocit.

Ky projekt do të financohet nga Ministria e pushtetit lokal.

Komuna e Bujanocit në mesin e 66 komunave dhe qyteteve në vend është përzgjedhur si përfituese e këtij granti.