Gjatë këtij emisioni u diskutua për problemet në vendin tonë, a kemi investitorë të interesuar që duan të investojnë në Preshevë, cfarë pritet të ndërrmerr enti për punësim që të evitojë papunësin që po e kaplon vendin dhe shumë tema të tjera.
Drejtori i entit për punësim z.Ramadani gjatë emisionit u shpreh jo i kënaqur me përmbylljen e vitit të kaluar, meqenëse është cilësur si viti i punësimit por shkaku i luhatjeve të pushteteve ndikoi në të gjitha sferat dhe nuk pati lëvizje.
Mbetet të shihet në vazhdim të këtij viti sa do të ketë lëvizje dhe a do të këtë vende të reja të punës, duke pasur parasysh se investitori i parë është paraqitur fabrika e këpucve "Solid" dhe pritet që në një të ardhme të afërt të fillojë me punë.
Gjithashtu ekziston një barrikadë e cila nuk lejon punësimin apo vendimin në administratën komunale dhe ky ndalim vazhdon të ekzistojë fatëkeqësisht edhe këtë vitë, shpresojmë që gjatë viti 2018 të hiqet edhe kjo ndales në mënyrë që të kemi mundësi të punësojmë kuadro të reja dhe gjithashtu ta evitojme apo ta reduktojmë largimin e të rinjëve nga vendbanimet e tyre drejtë vendeve të jashtme.
Një plan që u përfol nga subjektet politike si pikë kyçe për t'u sulmuar, kurse z.Ramadani nuk e shikon ashtu është plani aksional duke pasur parasysh faktin që jemi vend i vogel dhe shkalla e papunësis ditë e për ditë po rritet duke u ballafaquar me probleme.
Plan aksional paraqet një plan që vjen si rezultatë i krijimit të dy fondeve atë të republikës së Serbisë dhe të komunës së Preshevës ku shumohen dhe i dedikohen qytetarëve për programe dhe projekte të të papunësuarve.
Drejtori i entit për punësim z.Ramadani përmendi edhe panairin që do të organizohet në këtë vitë gjegjësisht në mesin e muajit shtator ku në këtë panair qytetarët kanë mundësi që drejtpërdrejtë te ballafaqohen me punëdhënësin dhe të njoftohen për dokumentacionin e nevojshëm, ku përfshihet CV,letënjoftimi dhe vërtetimi nga enti për punësim. Punëdhënës do të jenë nga vende të ndryshme si nga Kosova, Maqedonia, Diaspora etj.
Mesazhi i z.Ramadani ishte shumë i qartë ku tha se shpresojmë që viti 2018 të jetë viti më i realizushëm sidomos me planin aksional të punësimit ku besoj që të shfrytëzohen këto mjete në mënyrë më të mirë të mundshme.