“Bisedime domethënëse” midis Putinit dhe Kimit

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se ka pasur bisedime “shumë domethënëse” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Dy liderët u takuan për herë të parë të enjten, pranë qytetit Vlladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë.

Takimi u zhvillua pas dështimit të bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut në lidhje me çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean.

“Kemi pasur një shkëmbim domethënës të pikëpamjeve për çështje të interesit të përbashkët”, tha Kim, pas gati dy orësh bisedime.

Putin po ashtu tha se ka pasur një “diskutim thelbësor” me Kimin.

“Vizita e Kimit do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se me çfarë mjetesh mund të arrijmë një zgjidhje për Gadishullin Korean, çfarë mund të bëjmë së bashku, çfarë mund të bëjë Rusia për të mbështetur proceset pozitive që po zhvillohen”, tha Putin.

“Pa dyshim se ne i mirëpresim përpjekjet e juaja për dialog midis Koreve dhe për normalizimin e marrëdhënieve midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së”, tha Putin.

Moska dhe Phenjani tradiconalisht kanë pasur lidhje të ngushta, edhe pse ato janë përkeqësuar disi pasi mbështetja financiare e Rusisë është zvogëluar pas rënies së Bashkimit Sovjetik, më 1991.

Kim ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në muajin shkurt, për të biseduar rreth çaramtosjes bërthamore të Koresë së Veriut.

Bisedimet kanë përfunduar pa marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor.

Koreja e Veriut, në vitet e fundit, ka testuar disa raketa balistike dhe ka kërcënuar se ka kapacitet për të goditur SHBA-në dhe aleatët e saj në rajon me armë bërthamore.

Sipas zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, Kremlini beson se bisedimet gjashtëpalëshe për Korenë e Veriut, të cilat aktualisht janë të bllokuara, janë e vetmja rrugë efektive për të trajtuar çështjen e armëve bërthamore në Kore të Veriut.

Këto bisedime, që kanë nisur në vitin 2003, përfshijnë dy Koretë, Kinën, Japoninë, Rusinë dhe SHBA-në.

Vizita e Kimit në Rusi u interpretua si mundësi për Korenë e Veriut për të treguar se ka aleatë të fuqishëm, pas dështimit të bisedimeve me SHBA-në.

Analistët thonë se samiti është një mundësi edhe për Rusinë që të tregojë se është një lojtare e rëndësishme në Gadishullin Korean.