Policët serbë ndalojnë në kufi këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

Policët serbë ndalojnë në kufi këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

Partia Liberale Serbe njofton se sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, është ndaluar anëtari i kësaj partie njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Srgjan Jovanoviq.

Sipas një komunikate nga SLS-së, Policia e Serbisë e kanë ndaluar atë duke I thënë se kanë urdhër ta ndalojnë pasi që “dikush duhet të flas me të”.

Vranjë është nisur për arsye private.

“Rikujtojmë se muajt e kaluar në Merdar janë ndaluar dhe pyetur nga Policia serbe kryetari Sllobodan Petroviq, anëtarët Boban Stankoviq, Nebojsha Jakovleviq dhe Sreqko Spasiq”, thuhet në komunikatë.

SLS nuk i kupton këto ndalesa dhe maltretime dhe për të pestën herë kërkon përgjigje dhe sqarim nga ana e presidentit të Serbisë, kryeministres dhe shefit të Shërbimit Informativ pse përfaqësues të lartë të kësaj partie po ndalohen në territorin e Serbisë.

“Po ashtu për të pestën herë presim reagim konkret nga Bashkimi Evropian dhe të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare me rastin e këtyre maltretimeve që po u bëhen anëtarëve të SLS-së”, thuhet në komunikatë.