Noizy dhe Xhevdet Jashari shprehen krenarë për Blerim Destanin, i cili do të paraqitet në të njëjtin film me John Travolta e Morgan Freeman

Noizy dhe Xhevdet Jashari shprehen krenarë për Blerim Destanin, i cili do të paraqitet në të njëjtin film me John Travolta e Morgan Freeman

Aktorin shqiptar, Blerim Destani, do ta shohim në filmin hollivudian, “The Poison Rose”, në të cilin luajnë yjet e mëdha, si John Travolta, Brendan Fraser e Morgan Freeman.

Filmi i zhanrit krim-triller është realizuar me regji të Francesco Cinquemani, George Gallo e Luca Giliberto, si dhe me skenar të Francesco Cinquemani, Luca Giliberto e Richard Salvatore, bazuar në romanin e Salvatores me të njëjtin titull.

Padyshim se këtij suksesi i janë gëzuar familjarët dhe miqtë e Destanit, ndërsa në mesin e tyre ka shumë yje, si reperi Noizy e aktori Xhevdet Jashari.

“Vëlla, fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa jam krenar që të shoh krahas yjeve më të mëdha në Hollywood. Mezi pres ta shoh këtë film”, ka shkruar Noizy në Instagram duke e publikuar paraqitjen e shkurtër të filmit.

“Urime dhe veç në Hollywood të pafsha”, ka shkruar Xhevdeti.

Filmi “The Poison Rose” është caktuar të jepet premierë më 24 maj 2019 nga Lionsgate.