Përfundon Samiti për Ballkanin

Përfundon Samiti për Ballkanin

Ka përfunduar pak minuta më parë Samiti për Ballkanin, i mbajtur në Berlin, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Dy nikoqirët dhe pjesëmarrësit e tjerë, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, e presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe udhëheqës të vendeve të tjera të Ballkanit e zyrtarë të Bashkimit Evropian, janë parë jashtë objektit ku është mbajtur pjesa zyrtare e takimit.

Pjesëmarrësit e Samitit për Ballkanin pritet që më vonë të bashkohen edhe në një darkë jozyrtare në kryeqendrën gjermane