Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, thuhet në njoftim.
Kjo mbledhje mbahet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.
Edhe Serbia ka mbajtur sot mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Situata në veri paraqitet tash për tash e qetë, por e brishtë.