Tryezë diskutimi për të punësuar personat me aftësi të kufizuara në ndërmarjet publike dhe private

Tryezë diskutimi për të punësuar personat me aftësi të kufizuara në ndërmarjet publike dhe private

Në prag të festës së punëtorëve 1 Maji, shoqata për aftësi të kufizuara ka organizuar një tryezë diskutimi me punëdhënësit që kanë të punësuar mbi 25 punëtorë, për të parë gjendjen e Komunës së Preshevës se sa është numri i personave me aftësi të kufizuara që janë të aktivizuar drejtpërdrejtë në institucionet publike e private.

Në këtë tryezë diskutimi ishin prezent drejtues të institucioneve publike e private si dhe antarë të pushtetit lokal. Aty u diskutua rreth kyçjes së personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike e private pasiqë ekziston dhe vetë ligji që çdo organizatë që ka mbi 25 punëtorë së paku një person me aftësi të kufizuara duhet të jetë pjesë e asaj organizate.

Shkëlzen Limani drejtues i shoqatës me aftësi të kufizuara tha se sipas hulumtimeve që ka bërë shoqata me aftësi të kufizuara në bashkpunim me entin për punësim në bazë të numrit të personave me aftësi të kufizuara në Luginë të Preshevës ligji parasheh 40 persona për tu punësuar ndërsa vetëm 10 prej tyre janë të punësuar.

Z.Limani mbetet me shpresë që kjo tryezë diskutimi të ndikojë pozitivisht tek institucionet publike e private që të krijojnë mundësi punësimi për personat me aftësi të kufizuara e drejtë kjo e rregulluar me ligj.