Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk do të mund të pajtohen kurrë pa u ndëshkuar krimi serb ndaj qytetarëve të Kosovës në luftën e fundit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli, ka falënderuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel, i cili mundësoi dëgjimin e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë.
Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:
Dje në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën, kongresmeni dhe miku i Kosovës Eliot Engel mbajti një dëgjim në Kongresim Amerikan për Viktimat e Luftës në Kosovë.
Në një paraqitje shumë prekshme dhe të fuqishme Vasfije Krasniqi-Godman i tregoj botës për nevojën për drejtësi për më shumë se 20,000 gra dhe vajza që u përdhunuan gjatë luftës së Kosovës.
Ilir Bytyqi paraqiti me fuqishem rastin e vrasjes së Vëllezërve Bytyqy dhe si regjimi aktual i Beogradit po mbron ata që janë përfshirë në vrasje.
Drejtësia e Kosovës dhe ajo ndërkombëtare nuk kanë arritur të adresojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë.
Mosndëshkimi për Beogradin, për ushtarakët dhe politikanët që janë përfshirë drejtpërsëdrejti në kryerjen ose planifikimin e krimeve të luftës kundër shqiptarëvë të Kosovës nuk do të bëjë pajtimin e mundur.
Gratë e dhunuara, vëllezërit e vrarë, familjet e masakruara nuk morën drejtësi.
Kjo duhet të jetë prioritet për bashkësinë ndërkombëtare që duhet adresuar.
Unë jam mirënjohës për Kongresmenin Engel për marrjen e kësaj nisme dhe për të gjithë ata që dëshmuan në seancën dëgjimore.
Poashtu nje falemnderim shkon edhe për presidenten Jahjaga për punën e sajë.
Ngjarje të tilla të fuqishme e bëjnë botën të mos harrojë atë që na ka ndodhur.
Ne nuk ishim agresorë, por viktima, dhe viktimat kanë nevojë për drejtësi.