ORGANIZATA HUMANITARE “HASENE” NDIHMON ME PAKETA USHQIMORE QYTETARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

ORGANIZATA HUMANITARE “HASENE” NDIHMON ME PAKETA USHQIMORE QYTETARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

rganizata Humanitare “Hasene”, me seli në Kelnë të Gjermanisë ka shpërndarë ndihma humanitare për qytetarët e Luginës së Preshevës. Në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Dituria” janë shpërndarë 150 paketa ushqimore. Paketat kanë përmbajtur gjërat elementare ushqimore, detergjente, të nevojshme për një familje me kushte të rënda sociale.

Distribuimi është bërë në fshatrat e Komunës së Preshevës në malësi. Ditën e nesërme me organizata tjera “Hasene”, ka paraparë të shpërndajë edhe 350 paketa ushqimore në Luginë të Preshevës. Shoqata Kulturore “Dituria”, falënderon kompaninë “Esa Plast” dhe “Keramika”, për sigurimin e mjeteve të transportit për të shpërndarë paketat ushqimore.

Edhe dy vitet e mëparme kjo organizatë ka shpërndarë paketa ushqimore në prag të muajit të bekuar të ramazanit dhe ka organizuar therjen e kurbaneve për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Shërbimi për informim pranë Sh. K. “Dituria”, Preshevë.