Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, me rastin e lirimit nga paraburgimi të Vesel Veselit, të dyshuarit për abuzimin seksual të një vajze 16-vjeçare nga Drenasi, ka thënë se një gjë e tillë është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se përdhunuesit e kanë vendin në burg dhe jo në shtëpi.
“Ndryshimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për përdhunuesit është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale! Përdhunuesit e kanë vendin në burg dhe jo në shtëpi!”, ka thënë Haxhiu.