Në një distancë prej rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes, është gjetur vetura e markës ‘Opel Astra’ nga e cila sulmuesit vranë Oliver Ivanoviqin mëngjesin e ditës së sotme.
Automjeti i djegur plotësisht është braktisur në rrugën ‘Vojvode Putnik’, tri rrugë matanë vendit të ngjarjes. Kjo rrugë shfrytëzohet nga ana e shqiptarëve dhe e serbëve.
Sipas informatave jozyrtare të gazetës ‘Blic’, nga burime të afërta me hetimin thuhet se për shkak të gjendjes në të cilën është makina ende nuk është e qartë nëse do gjendet ndonjë provë.
Ivanoviq është vrarë sot teksa po hynte në zyre të partisë së tij.