Të dyshuarit për krime lufte Zoran Gjokiq nga Peja, i është zgjatur paraburgimi edhe për dy muaj me dyshimin se gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, ka bërë krime lufte ndaj popullatës civile.
Kështu, sipas pohimit të avokatit të tij, Lubomir Pantoviq, ka vendosur Gjykata Themelore në Pejë, gjë që ai e ka gjuajtur të kundërligjshme.
“Tash e tre muaj që kur Gjokiq është në paraburgim janë bërë vetëm 3 hetime dhe kjo nuk u mjafton për t’u dëshmuar fajësia, ndërsa kjo tregon edhe për ngathtësinë e veprimit të organeve të drejtësisë në Kosovë”, transmetohet të ketë thënë avokati Pantoviq sipas agjencisë serbe të lajmeve, BETA.
Gjokiq ishte arrestuar në fillim të shkurtit nëv eri të Kosovës, saktësisht në vendkalimin në Jarinje.
Gjokiq ka qenë aktiv në Mitrovicën e Veriut me disa organizata joqeveritare dhe për një kohë në Qeverinë e Kosovës.