Besa Shahini me kërkesë të z.Ragmi Mustafa takon në Bujanoc homologun e saj serb

Besa Shahini me kërkesë të z.Ragmi Mustafa takon në Bujanoc homologun e saj serb

Me kërkesë të Z. Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, sot takova në #Bujanoc homologun serb Z. Mladen Šarčević, me të cilin diskutuam problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi.

Ofruam libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare - ofertë e cila u pranua në parim. Tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi. - ka shkruar znj.Besa Shahini në profilin e saj në facebook