Ragmi Mustafa viziton disa nga prijësit fetar në Luginë të Preshevës

Ragmi Mustafa viziton disa nga prijësit fetar në Luginë të Preshevës

Me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit, në vizita të përbashkëta urova disa nga prijësit fetar, që ky muaj të sjell paqe, shëndet e harmoni.

Kam bindjen se pakrahasimisht më e madhe se sa barra e mangësive të së shkuarës, është vlera e bashkëpunimit që duhet kthyer në një hapësirë veprimi në drejtimin e duhur. 

Zoti i gjithëmëshirshëm i pranoftë dhe i lehtësohtë ditët e agjërimit dhe sakrificat që i bëjmë për hirë të këtij muaji të begatë.