''Vrasja e Oliver Ivanoviqit ishte mirë e planifikuar, u krye nga profesionistë''

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun...

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, tha se vrasja e Oliver Ivanoviq ishte mirë e planifikuar dhe e kryer nga vrasës profesionistë.

Duke folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq, Drecun shtoi se kjo vizitë është shumë e rrezikshme për të, por e domosdoshme.

“Presidenti do të jetë me serbët në Kosovë, do ju tregoj atyre se shteti serb qëndron pas tyre, tu garantoj atyre sigurinë që Serbia mund t’ia ofrojë, të qetësojë tensionet që janë ngritur”, deklaroi Drecun për një televizion serb.

Drecun tha se vëmendja për hetimin e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit duhet  të shkojë në dy drejtime.

“Vëmendja në njërën anë duhet të shkojë në drejtim të Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ai mund të japë informacione të rëndësishme, duke marrë me mend kërcënimin e tij që ne do të vijmë në deri në Nish”, shtoi Drecun.

Drejtimi i dytë, sipas Drecun, nga i cili duhet shkuar vëmendja për hetimet e kësaj vrasjeje është Uashingtoni.

“Urdhëruesi dhe vrasësi mund të gjinden, nëse ka vullnet politik të vendeve perëndimore , si dhe nëse ekzistojnë shërbime të forta të inteligjencës në Kosovë, kush e di se si dhe kush operon në atë pjesë”, deklaroi Drecun duke ju referuar sjelljes para drejtësisë të autorëve të krimit.

“Kur flasim për makinën, pronari i saj është i vdekur, makina është blerë në vitin 1994, është mirë e planifikuar”,  tha Drecun.

Sipas tij, kjo vrasje ka karakter të ndikimit në të gjithë rajonin, mirëpo ai kërkon gjetjen e përgjigjeve, “Kush janë atentatorët? Nga erdhën? Kush e porositi këtë vrasje.