Gold AG sjell me videoklip këngën “Letra e babës”

Gold AG sapo ka publikuar projektin e tij të ri.

Gold AG ka publikuar projektin e tij të ri me titull “Letra e babës”, të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë reperi, orkestrimin e bëri Florent Boshnjakju, vokalin në refren e këndon Egzon Ibrahimi, kurse videoja u punua nga Max Production.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën prekëse me titull “Letra e babës”, kënduar nga Gold AG.