Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po vazhdon me deklaratat e tij provokuese dhe me ringjalljen e ideve të Slobodan Millosheviqit.
Duke komentuar mbi deklarimet e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për heqjen e pikës kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë, ai ka thënë se ky kufi është midis Shqipërisë dhe Serbisë, shkruan rts.rs, transmeton lajmi.net.
“Pikëkalimi kufitar në Morinë është kufi në mes Serbisë dhe Shqipërisë”, ka thënë ministri i jashtëm serb, Daçiq.
Daçiq nuk është ndalur me kaq duke thënë se Thaçi nuk mund të ndryshoj diçka që nuk e ka kërkuar Beogradi.
“Unë nuk e di se si Thaçi mendon të ndryshojë diçka që nuk është pranuar nga Kombet e Bashkuara dhe kur Beogradin nuk e kërkon një gjë të tillë”, tha Daçiq.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është deklaruar se kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistoj.
Në Tiranë, presidenti Thaçi është takuar edhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Mogherini.
Gjatë Samitit të Brdo-Brijunit Thaçi kishte një përshëndetje të ftohtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq derisa nuk u përshendet fare me anëtarin e presidencës së Bosnjes, Milorad Dodik dhe u revoltua për prezencën e tij.
Madje, si shenjë revolte, presidenti Thaçi nuk morri pjesë as në drekën pas takimit të Tiranës.