Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndalimit të Srdjan Jovanoviq, këshilltarit në zyrën e kryeministrit dhe Srecko Spasiq dhe këshilltarit tjetër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në vendkalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës.
“Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, ka shkruar ai.